Barcelona kërkon Rabiot, "reagon" PSG: Më jep ...

Barcelona kërkon Rabiot, "reagon" PSG: Më jep ...

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç në radarin e Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që shkruan spanjollja "El Mundo Deportivo" paraqitja e mesfushorit në Kupën e Botës ka bindur drejtuesit e francezëve për tu hedhur në sulm dhe ata e shohin klauzolën e lirimit të tij prej 125 milion euro si të përballueshme. Kjo nuk është hera e parë që emri i mesfushorit kroat lidhet me një kalim në "Parc de Princ", ndërkohë që në garë për shërbimet e tij thuhet se ishte dhe Monaco.

Sezonin e kaluar, Rakitiç ishte lojtari më më shumë minuta në këmbë, ndërsa marrëveshja që ka firmosur me klubin nga "Camp Nou" zgjat deri në vitin 2021. Interesi i PSG-së është bërë më konkret ditëve të fundit, kjo edhe pas dëshirës së Barcelonës për të firmosur me yllin francez  Adrien Rabiot.

EMISIONET