Barcelona "injoroi" Kylian Mbappe

Barcelona "injoroi" Kylian Mbappe

Barcelona refuzoi nënshkrimin me Kylian Mbappe.

Mund të tingëllojë disi e çuditshme, por gjigandi i La Liga kishte shansin e mirë për të firmosur me kampionin e botës përpara se ai të transferohej te PSG. Lajmi është pohuar nga vetë agjenti i sulmuesit francez, Josep Maria Minguella, i cili ka zbuluar se i ka ofruar Barcelonës mundësinë për të nënshkruar me 19-vjeçarin.

"Më 5 gusht, unë i ofrova Mbappe Barcelonës. Ajo u injorua dhe tani mendoj se gabimi i bërë do t'i kushtojë Barcelonës në 10 vitet e ardhshme. Babai i tij më tha se Kylian do të ishte i lumtur të luante me Messin",-tha ai për "La Porteria".

Mbappe aktualisht po shkëlqen te PSG, duke e krahasuar stilin e tij të lojës me atë të legjendës së Brazilit, Pele.

EMISIONET