Barça e pret krah hapur, ja si përgjigjet Neymar për rikthimin në Katalonjë

Barça e pret krah hapur, ja si përgjigjet Neymar për rikthimin

Në verë Neymar kërkoi hapur largimin nga Psg për tu rikthyer tek Bracelona klub me të cilin tregoi aftësitë e tij më të mira. 

Sulmuesi braziliani vizitoi Spanjën ditën e djeshme pas një ftese nga miku i tij Gerard Pique për të parë turneun e tenisit, Davis Cup. "Asi" parizien është pyetur nga gazetari i “El Chiringuito” i cili i bëri një seri pyetjesh yllit të Paris Saint-Germainit pas zbarkimit në aeroport.

Pyetja e parë të cilës iu përgjigj braziliani ishte rreth Dëmtimit. Neymar u shpreh se ndihet mirë fizikisht për të luajtur kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, një ndeshje e rëndësishme për vendin e parë në Grupin A. Ai u pyet edhe për kthimin e mundshëm në Barçë, pyetje të cilën e injoroi duke thënë se për të flitet gjithmonë në media.

EMISIONET