Barazimi ndaj Laçit, Gega sqaron nervozizmin me gjyqtarin

Barazimi ndaj Laçit, Gega sqaron nervozizmin me gjyqtarin

Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Laçit.

Një pikë që i mjafton të kuqve për të ruajtur distancat me Kukësin, por është i dyti radhazi për kryeqytetasit. Pas takimit të zhvilluar në "Selman Stërmasi" kishte nota tensioni, të cilat i sqaroi trajneri i të kuqve, Skënder Gega për mediat.


"Patjetër që nervozizmi është,  presioni është. Ne nuk e fshehim se kemi pretendime dhe kemi pikësynimet. Tashmë dihet. Jemi kryesues thuajse gjatë gjithë kampionatit. Nuk ishim përgatitur. E kishim menduar ndryshe sepse do të mundoheshim që t'i vendosnim në presion. Në minutat e para u zumë në befasi sepse në qendër ndoshta gabuam në vendosje. Mbas kësaj gjërat shkuan duke u rregulluar, por nuk arritëm që të merrnim maksimumin.-përfundoi Gega.

EMISIONET