Barazimi ndaj Kamzës, Mema: Te Tirana jo për të stërvitur fëmijë

Barazimi ndaj Kamzës, Mema: Te Tirana jo për të stërvitur

Ardian Mema ka marrë pikën e parë nën drejtimin e Tiranës. Një barazim ndaj Kamzës që nuk e ka kënaqur aspak teknikun i cili pas takimit është shprehur:

Barazimi rezultat që iu kënaq ?

Ashtu si erdhën episodet e lojës, kishim më shumë mundësi. Kam rezerva për arbitrin, por nuk do të shprehem tani sepse jam emocional. Arbitri është një gjë që do ta shoh vetëm, pa lojtarët. Nuk do ta pranoj si justifikim nga lojtarët.

Pjesën e parë keni hasur vështirësi, ndërsa në të dytën më mirë, erdhi sipasoj e ndryshimeve?

Unë e përgatita skaudrën në 3 sisteme loje. Edhe nga ndeshjet që kam parë të Kamzës. Megjithatë, lotjarët duhet të dinë ta lexojnë situatën sesi vepron kundërshtari. Duhet të bënim presion sipër, por nuk është tani vendi për analizë. Në momentin e pushimt të lojës i shpjegova disa detyra dhe lojtarët e kuptuan. Patëm mundësi për shënim. Mendoj që pjesa e dytë foli për ne, ndryshe nga ndeshja me Vlorën. Kemi nevojë për shumë punë sidomos për aspektin taktik.

Mendoni që skuadra e ka humbur disi toruan në tërësi të situatës ?

Gabimet që kemi pësuar ne golin nuk kam zgjidhje. Janë gabime që nuk i bën një futbollist i Superiores. Janë gjëra që një sportist i mëson që fëmijë. Në qoftëse ne do të ndëshkohemi me këto gola nuk kam çfarë të them, s’jam këtu për të stërvitur fëmijë. Veprimi më i mirë është të fusësh dikë tjetër. Nuk jam për ndëshkim lojtarësh. Çdo lojtarë do të marrë mesazhin e vet.

Mos do të ishte më mirë që Greca të luante kundrejt Orelesit?

Të dy sulmuesët që kemi në krah luajnë me këmbë të kundërt, është një nga gjërat që unë ua kam kërkuar. Mendoj se të dy kanë vepruar mirë. Në shumicat e dueleve kanë fituar. Duhet të punojmë për momentin se si do të shkojmë drejt portës. Do të mundohemi të shfrytëzojmë rastet.

Në letër Tirana do të kishte Dokën dhe Hoxhallarin në formacion…

Doka pati një kontraktim te kofsha. Që kur kam ardhur nuk kam pasur fat me dëmtimet. Një lojtarë duhet të luajë mirë pavarësisht se nuk është pozicioni i vet."-tha Mema për "Supersport".


EMISIONET