Banori zbulon kush i hodhi kapsollat tek protesta para Parlamentit

Banori zbulon kush i hodhi kapsollat tek protesta para Parlamentit

Lutfi Kastrati banor i zonës së Unazës së Re i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se nuk ka prova që banorët e Astirit kanë hedhur kapsolla në protestën para Parlamentit. Sipas tij, ato mund të jenë hedhur nga policë civilë mes protestuesve.

Kastrati: Në mesin tonë ka shumë civilë nga policia. Dyshojmë se kapsollat mund t'i kenë hedhur ata persona për të shkaktuar amulli tek protestuesit dhe për të fajësuar protestuesit. Prandaj, nuk është e provuar që e ka hedhur Danieli, një 18 vjeçar. Arrestimi i Ilirjanit, Danjelit, Dorianit, janë liderët e kësaj proteste dhe jo pa qëllim janë ndaluar.


EMISIONET