Banorët e fshatit bëjnë gjestin human për 6 vjeçarin me tumor në sy

Një përpjekje e pabesueshme e mbledhjes së fondeve në një fshat rural në Kinë, ka ndihmuar heqjen e një tumori gjigant në madhësinë e një grejpfruti në syrin e një djali 6 vjeçar.

Mjekët e Li Zhenglu, u kishin thënë prindërve se tumori maligjen i qelizave agresive ishte i pashërueshëm dhe se ata po prisnin shumë kohë.

Por fëmija, nga Yanggu në provincën lindore Shandong, që nga ajo kohë ka bërë një rikuperim të mrekullueshëm fal dhurimit të parave prej 150,000 juanë (17,881 paund),

Tani ai është mjaft mirë për t'u kthyer në shtëpi teksa vijon kopshtin dhe është i gatshëm të shkojë në shkollë në vendlindjen e tij.

Paratë ishin derdhur nga fshatarët lokalë që nga muaji maj, kur gjendja e Zhenglut u përkeqësua dhe ndikim në përhapjen e lajmit patën edhe gazetat kryesore në Kinë.

EMISIONET