Banorët e Valbonës qëndresë 20 orëshe përpara Parlamentit

Banorët e Valbonës qëndresë 20 orëshe përpara

Banorët e Valbonës në Tropojë kanë shpallur atë që ata e quajnë qëndresë 20 orëshe përballë Parlamentit të Shqipërisë si shprehje të revoltës së tyre për atë që ata e quajnë masakër në luginën e Valbonës.

Banorët thonë se vendimi vjen pas dy vitesh protesta të vazhdueshme qytetarëve dhe thirrjes së drejtuar autoriteteve shtetërore "për frenimin e funeralit të Valbonës".

Duke e konsideruar të turpshëm dhe arbitrar vendimin e Gjykatës Administrative, që vendosi sipas tyre për interesa të ngushta oligarkësh, banorët paralajmërojnë se nuk ka kthim mbrapa.

"Qëndresa jonë vijon deri nesër në marshimin e madh që nis në orën 11:00 nga Parlamenti drejt Kryeministrisë. Ne nuk do e falim kurrë Valbonën. Protesta dhe revolta e shqiptarëve shumë shpejt do të zbresë në kantierët e dhunimit të pa shembullt të të perlës së alpeve shqiptare. Me qindra do të jemi nesër në marshim, me qindra do të marshojmë së shpejti në Valbonë", thuhet në njoftim.


EMISIONET