Banorët e njësisë 4: Të na inspektohet pallati, i pari e nxori të pabanueshëm

Banorët e njësisë 4: Të na inspektohet pallati, i pari e

20 familje në rrugën “Belul Hatibi” në kryeqytet jetojnë në një prej pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga inspektimi i parë godina është klasifikuar paraprakisht e pabanuar, ndërsa kërkojnë që të inspektohet nga Inspektorati i Ndërtimit pasi janë detyruar të largohen nga banesat e tyre deri në një vlerësim përfundimtar.  

Banorët e rrugës “Belul Hatibi” në njësisë 4 të kryeqytetit kërkojnë që pallati në të cilin jetojnë të verifikohet nga Inspektorati i Ndërtimit pasi ka pësuar dëmtime në strukturë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Një nga dëmtimet më të mëdha sipas banorëve është kjo çarje e murit të jashtëm në mes të pallatit.

Pallati është inspektuar paraprakisht ndërsa grupi i punës ka konstatuar se pallati është klasifikuar i pabanueshëm.

"Është i dëmtuar, i pabanueshëm dhe në gjendje të rëndë. Dalin me lloj-lloj gjërash, po fakti është se është i pabanueshëm.E thonë vetë, nuk po e nxjerrim ne. Në kërkojmë të na vijë një grup inxhinierësh dhe të na thonë se çfarë do të bëhet, është apo jo i pabanueshëm?"

Ekspertët kanë përcaktuar se duhet të kryhen riparime urgjente dhe të bëhet një inspektim i detyruar nga Inspektorati i Ndërtimit, ndërsa banorët shprehen se janë detyruar të braktisin shtëpitë.

"Se çfarë do të bëhet një Zot e di. Kam një motër aty, më shumë atje se këtu."

Pas largimit nga ndërtesa e vitit 1971 ata shprehen se po jetojnë te të afërimit, ndërsa presim klasifikimin përfundimtar të objektit.





EMISIONET