Pas vendosjes së fabrikës së bitumit në Krrabë banorët kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar heqjen e saj. Ata i bëjnë thirrje Prokurorisë që të hetojë për rastin pasi po u rrezikohet jeta e familjeve të tyre.

 Banorët në Krrabë u ngritën sërish në protestë për të kundërshtuar fabrikëm e bitumit që është vendosur në afërsi të tunelit të Krrabës.Kërkojnë heqjen e fabrikës sa më parë.

 “Kjo fabrikë shkakon kancer. Nuk vë në rrezik familjen e fëmijët. Cdo ditë do të vijë këtu të protestoj. Këtu janë mbi 300- 400 banorë. Nuk lejohet fabrika këtu. Ta harrojë zotëria. Iku nga Peza se ishte armë kimike. Banorët e fituan me gjykatë çështjen edhe ne nuk tërhiqemi thanë banorët për Ora  News.

Ish-administrator i Bërzhitës thotë se po përpiqen të manipulohen banorët duke u premtuar se do ndërtojnë rrugët e brendshme.

Banorët i kërkuan organit të akuzës ta hetojnë rastin.

“U bëj thirrje prokurorisë të nisin hetimet. Nuk është pyetur fare komuniteti. Nuk mund ta ndosim me këtë maskaradë” u shpreh ai.

Ata janë të shqetësuar dhe për mungesën e transparencës.

"Të vijnë në Krrabë të na tregojnë çfarë po ndërtohet. Nuk ka asnjë tabelë. Kush janë efektet e kësaj fabrike" thonë ata.

 Fletëthirrjet për protestë ua hoqën menjëherë.

Kryeplaku i fshatit i pranishëm në protestë u shpreh se nuk është pyetur  ndërsa kërkoi mosndotjen e ajrit.

Banorët shprehen të vendosur të mos heqin dorë dhe të mos lejojnë hapjen e fabrikës së bitumit.

Kjo fabrikë më herët ishte vendosur në Pezë por këmbëngulja e banorëve bëri  që bashkia e Tiranës të zhvendosë fabrikën në Krrabë.


/Ora News.tv/