Bulqizë, fshati me tre burime thahet për ujë

Bulqizë, fshati me tre burime thahet për ujë

Qindra banorë të Kovashicës në Bulqizë prej 10 ditësh po vuajnë mungesën e ujit të pijshëm edhe pse fshati ka dy linja furnizimi. Ndërsa ngrejnë akuza për cilësi të dobët të punimeve, ata kërkojnë zgjidhje për problematikën pasi sic thonë po thahen për një pikë ujë.

Fshati Kovashicë në Bulqizë ka dy rrjete furnizimi, por prej 10 ditësh banorët vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

"Me tre burime uji, fshati Kovashicë pa ujë."

Linja e vjetër sipas banorëve është tejet e amortizuar, ndërsa linja e re nuk iu shërben për shkak të punimeve me cilësi të dobët, siç thonë ata.

"Popullin e kanë marrë në qafë" thotë një banor

Mungesa e ujit, thonë banorët, u ka vështirësuar jetën, ndaj kërkojnë zgjidhje të situatës së krijuar.

Në rast të kundërt, paralajmëruan se do të dëmtojnë rrjetin që merr ujë nga zona e tyre dhe e shpërndan në fshatra të tjera.

"Nëse  fshati Kovashicë nuk është primar për tu furnizuar me ujë atëherë do të ndërpritet uji për gjithë komunën e Shupenzës."

Duke ngritur akuza për keqpërdorim, banorët kërkojnë zgjidhjen e problematikës jetësore, duke vënë në funksion pompat e Ujësjellësit të ri në mënyrë që uji të rrjedhë sërish në çezmat e Kovashicës.





EMISIONET