Banderola ndaj Partizanit, "Tirona Fanatics" mesazh presidentit Halili

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore e ka njohur fituesin.

Partizani arriti të triumfojë me shifrat 2-1, por derbi vijon të luhet edhe jashtë saj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, tifo-grupi i Tiranës "Tirona Fanatics" ka sqaruar rrethanat që bënë të mundur ndërtimin e një banderola, ku shfaqej një zotëri i cili luante shah.

Në status thuhej se ky zotëri personifikon legjendën e klubit bardheblu, Selman Stërmasi. Ndërkaq, nuk mungon një mesazh për presidentin aktual të Tiranës, Refik Halili, të cilin e cilësojnë si "ish-presidenti i klubit".

"Koreografia e djeshme e TF ne ndeshjen me morrat ishte e gjitha per themeluesin dhe arkitektin e Tirones, Selman Stermasin...

Nje koreografi per ti dhene sadopak kreditet qe meriton, personit qe krijoi gjene me te bukur ne bote Sport Klub Tironen.

Personit qe dha gjithcka per emrin e Tirones, Gjithashtu menduam se kjo koreografi do te sherbente edhe per "ishpresidenti e sotem".

Ta shihte qarte, ta kuptonte (me aq sa mundet te kuptoje) se si duket nje president i vertete, i paster dhe mbi te gjitha i afte... Faleminderit per gjithcka Selman Stermasi...

Ti dhe vepra jote do jeni te perjetshem, ashtu si Tirona jote, Tirona jone qe ti themelove me aq shume dashni! TF2006," thuhet në statusin e tifo-grupit.

EMISIONET