“Banda e Krishtlindjes”, arrestohen 2 shqiptarë që grabisnin shtëpi në Itali

Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e ditës së sotme.

Ata ishin pjesë e një bande që kryente grabitje në Reggio Emilia.

Ata janë quajtur si “Banda e Krishtlindjes” pasi kanë bërë një numër të madh grabitjes gjatë kësaj periudhe dhe ndërrimit të vitit.

Të arrestuarit janë Mario Kishta, 21 vjeç dhe Isuf Fisti, 32 vjeç, me banim në Reggio Emilia.

Atyre iu sekuestruar një sërë të mirash materiale, qysh nga varëset deri te paratë e thata.

Dy të rinjtë shqiptarët kishin shfrytëzuar periudhën e Krishtlindjes për të vjedhur nga shtëpitë para, bizhu dhe kompjutera.

Në vetëm një javë ata kanë grabitur shtëpi në Reggio Emilia, Rubiera, Montecchio, Bibbiano dhe Viadana, pavarësisht se në disa raste banorët kanë qenë në shtëpi.

EMISIONET