Mario Balotelli shumë pranë Borussia Dortmund-it.

Siç raporton "Bild" agjenti i sulmuesit italian, Mino Raiola ia ka sugjeruar kartonin e verdhezijve, me gjermanët që nuk janë akoma të bindur për t'i ofruar një kontratë.

Dortmund nuk ka dashur të nënshkruajë me lojtarin, pasi është i fokusuar në alternativa tjera, ku veçohet interesimi për anësorin e Frankfurtit, Marius Wolf.

Balotelli do të jetë një lojtar i lirë pas datës 30 qershor, pasi i skadon kontrata me francezët e Nice dhe do të jetë i lirë të zgjedh skuadrën e tij të re.

/Ora News.tv/