Mario Balotelli mbetet gjithmonë një njeri problematik sa në fushën e blertë ashtu edhe jashtë saj. 

Sulmuesi italian ka shkelur rregullat e qarkullimit në Zvicër dhe është gjobitur me 90 franga si dhe 3 muaj heqje patente, pezullim që do të hyjë në fuqi më 31 Dhjetor dhe do të zgjasë deri më 30 mars. Dokumenti i gjobës së Balotellit është publikuar nga disa media, por ende nuk është e qartë nëse pezullimi vlen vetëm për në territorin zviceran, apo edhe në vende të tjera europiane.

Vetë sulmuesi pranoi se nuk i ka mbërritur akoma dënimi me postë, pasi ka dhënë adresën në Francë, ku edhe luante para se të transferohej te Bresica.

/Ora News.tv/