Balotelli përfundon në ankand, Inter shfaq interes

Balotelli përfundon në ankand, Inter shfaq interes

E ardhmja e Mario Balotelli është larg Ligue 1.

Sipas mediave franceze, sulmuesin italian e kanë joshur ofertat e klubeve të Seria A dhe është i gatshëm t'i japë lamrumirë Nice.

Duke iu referuar këtyre mediave, Balotelli është shumë pranë rikthimit tek Inter, që duket se po udhëheq garën për shërbimet e sulmuesit 27 vjeçar.

Interes për shërbimet e Balotelli kanë shfaqur dhe Roma, Milan e Napoli. Në favor të tyre është mënyra që do të shkojnë tek shërbimet e tij, pasi kontrata me Nice i skadon në fundin e këtij sezoni dhe do të ishte i lirë për të firmosur me këdo skuadër.

EMISIONET