Në opinionin perfundimtar të Komisionit të Venecias u hoq "Tejkalimi i kompetencave"

Komisioni i Venecias publikoi ditën e sotme raportin përfundimtar lidhur me kërkesën e mazhorancës për të kërkuar mendim nëse Presidenti Ilir Meta kishte shkelur Kushtetutën dhe tejkaluar kompetencat me anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në raportin e përfundimtar të Komisionit të Venecias, janë bërë ndryshime në raport me atë paraprak, të publikuar pak ditë më parë. 

Komisioni i Venecias publikoi dokumentin zyrtar për 30 qershorin kur shprehet qartë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje kushtetuese dhe për pasojë nuk mund të shkarkohet.

Mirëpo dokumenti përfundimtar ka ndryshime thelbësore nga dokumenti i mëparshëm që doli në media pak ditë më parë.  

Në opinionin zyrtar është hequr pjesa që fliste për “tejkalim kompetencash” nga ana e kreu të shtetit shqiptar me shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Nga ballafaqimi i të njëjtit nen të raportit, konstatohet heqja e fjalës "tejkalim kompetencash", gjë që mund ta shihni në fotografinë që Ora News sjell më poshtë.


PIKA 99 ISHTE

99. Ndaj, Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës së pari duke anuluar, më pas duke shtyrë zgjedhjet lokale. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse kjo mund të konsiderohet "shkelje serioze", e cila do i hapte rrugën shkarkimit të Presidentit.

PIKA 99 ËSHTË

99. I mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve konsiderohet shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja i përket një natyre serioze, e cila do mund të lejonte shkarkim të Presidentit.

EMISIONET