Balla për Metën: Si njeri meriton keqardhje, si politikan injorim, si president vetëm shkarkim

Balla për Metën: Si njeri meriton keqardhje, si politikan injorim, si

Pas deklaratës së Presidentit të Republikës, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Me anë të një postimi në facebook, Balla shprehet se Meta si njëri meriton keqardhje, si politikan injorim,  ndërsa si President vetëm shkarkim.

Madje kreu i grupit socialist i kujton Kreut të Shtetit edhe ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, i cili pritet të votohet të enjten.

Taulant Balla: Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë. Ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë.

Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!

Spiropali në twitter: Amanet mushka se baba Xhikja na la

Edhe Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, me anë të një statusi në tëitter shkruan: “Amanet mushka se baba Xhikja na la”.

EMISIONET