Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla është përfshirë në duelin mes Ramës e Metës, duke komentuar veprimin e kreut të shtetit që refuzoi dekretimin e Gent Cakajt në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

"Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar te opozites ne Presidence dhe sulmoi kryeministrin me te gjithe librin e Shqupit dhe LSI-se bashke. Fatkeqesisht ky eshte Ilir Meta, nje president i votuar nga ne per te perfaqesuar edhe opoziten (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje per te mos e cuar vendin ne kaos institucional), tanime i kthyer ne kryetar alternativ opozite."

/Ora News.tv/