Balla: E qartë, zgjedhjet do mbahen në 30 qershor!

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një postim në Twitter shkruan se tashmë është e qartë që zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor.

Balla kërkon që pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për shkuarjen përpara të zgjedhjeve, të zbatohet vendimi.

“Tani është e qartë! Zgjedhjet Lokale do të mbahen 30 qershor! Të gjitha palët duhet të respektojnë Kolegjin Zgjedhor të Shqipërisë që urdhëroi vazhdimin e zgjedhjeve lokale”, - shkruan Balla.

Postimin e tij Balla e shoqëron edhe me një lajm të Asocciated Press, e cila raporton vendimin e Kolegjit Zgjedhor për çuarjen para të zgjedhjeve lokale.


EMISIONET