Balerina Alba Hoxha merr poza provokuese: Mbylle derën se bën korrent
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2019, 12:25
Alba Hoxha është një nga balerinat më të përfolura nga mediat rozë si për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Prej kohësh thuhet se ajo është në një lidhje dashurie me koreografin Albi Nako, por asnjë prej tyre nuk e ka pranuar publikisht.
Së fundmi, Alba ka bërë një foto shumë provokuese dhe e ka hedhur në rrjetin e saj social “Instagram”. Balerina ka ngritur këmbën mbi derë duke ekspozuar format e saj trupore.
“Mbylle derën se bën korent”, shkruan balerina krah fotos.