Arkeologu dhe akademiku, Apollon Baçe i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora e ka quajtur “përbindësh” stadiumin e ri Qemal Stafa.

Baçe thotë se për pak është përplsur me makinë kur e ka parë në krah të godinës së rektoratit të Universitetit një godinë aq e bukur në krahasim me arkitekturën e stadiumit.

Apollon Baçe: Në vitin 2000 bëhet një VKM dhe e ka firmosur Ilir Meta me propozimin e ministrit të Kulturës, që ishte Edi Rama. Aty bëhet qendra historike dhe ka një rregullore, në të cilën tërë monumentet dhe pjesët fitojnë statusin e trashëgimisë së dytë. Në kategorinë e parë ti nuk ke të drejtë të ngulësh asnjë gozhdë, kategoria e dytë ti mund të ndërhysh, ti vë kolltuqe në skenë e bën pak më ndryshe se këto të tjerat. Për këtë arsye ka qenë e këtillë. Në 2017 ndërrohet, në 2018 ndërrohet dhe e gjithë qendra historike kthehet në 1/3 e saj 12 mijë metra kuadrat ikin fluturojnë. Edhe kjo i hap rrugë ndërtimit të kullave, përbindshave do ti quaja unë. Unë gati jam përplasur me makinë kur po kaloja tek stadiumi. Kur shoh atë arkitekturë monumentale dhe të bukur, që është rektorati i Universitetit dhe përballë me duhet si ato filmat transformers, një makinë me xhixha dhe ai stadiumi përbindësh.


/Ora News.tv/