Gazetari Ilir Babaramo i ftuar në emisionin "Provokacija" gjatë mbrëmjes së sotme (18 shkurt) nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë Rama.

I pyetur për të komentuar deklaratat e Presidentit Meta për mazhorancën, ai shprehet se gjykatat janë inekzistente dhe se Rama është i rrethuar nga njerëz që kanë probleme me ligjin.

"Ne nuk duhet të shikojmë pasojën, por shkakun dhe shkaku është se ne gjendemi në një realitet ku kryeministri Rama kontrollon gjithçka. Gjykatat janë inekzistente dhe kamikazët e Berishës po zëvendësohen nga ato të Ramës, pushteti lokal është inekzistent, nga të cilët 6 prej tyre një ka dal trafikant një vrasës. Kjo është ajo që të bën përshtypje se si ka mundësi kur zgjedh një kryebashkiak shkon dhe e gjen një person të tillë. Unë besoj se ai e ka ditur por nuk mund ta provoj një gjë të tillë normalisht". 

"Ndërkombëtarët - tha Babaramo - që do të duhet të ishin garantë te reformes jane kthyer ne garante të pushtetit"

/Ora News.tv/