Babai i Higuain: Argjentina lë 600 gola "në stol"

Babai i Higuain: Argjentina lë 600 gola "në stol"

Eliminimi i shpejtë nga Kupa e Botës pritet të sjellë pasoja të mëdha tek kombëtarja e Argjentinës. Pas zënkës që shpërtheu në "shtëpinë" e kombëtares, me trajnerin Jorge Sampaoli që doli një person i tepër në skuadër,  disfata nuk është kapërdirë aspak mirë as nga babai i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain.

"Unë nuk e di se si një skuadër luan me një sulmues që bën rolin e 9-tës false, kur ke në skuadër dy sulmues që janë adapt për atë pozicion.  Sampaoli kishte arsyet e tij, por nganjëherë është e vështirë t'i kuptoj ato. Ju keni dy lojtarë [Higuain dhe Aguero] që kanë shënuar rreth 600 gola në total dhe nuk luajnë! Nëse nuk ju pëlqen njëri, luan tjetri!"- tha Higuain Sr për "Canal America".

Argjentina u eliminua që në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, pas humbjes 4-2 kundër Francës.

EMISIONET