Babai fotografon vajzën 5-vjeçare me sindromën Kawasaki: Ka vetëm 20 % shans për të mbijetuar

Babai fotografon vajzën 5-vjeçare me sindromën Kawasaki: Ka

Nje baba ka fotografuar vajzën e tij pesë vjeçare me sindromën Kawasaki e lidhur me një makineri e cila po lufton mes jetës dhe vdekjes në një spital anglez.

Këtë foto, një mësuese nga Wakefield, Yorkshire e ka postuar në rrjetet sociale për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për rihapjen e hershme të shkollave.

Boris Johnson ka njoftuar se të gjitha shkollat do të hapen duke filluar nga 1 qershori. Por sëmundja Kawasaki që prek kryesisht më të rinjtë po i bën prindërit të ndihen të frikësuar. Babai i vajzës Roberts tha për Daily Mail se vajza e tij Scarlett u sëmua papritmas dhe se mjekët i kanë dhanë asaj vetëm një shans prej 20% për mbijetesë.

Babai shtoi gjithashtu se vajza e vogël u infektua nga koronavirusi në shkollë para bllokimit: kjo është arsyeja pse shkollat duhet të rihapen më vonë. Rreziku është që ato të kthehen në "kampe vdekjeje" për fëmijët.

Nëna e saj Naomi raportoi në Facebook për betejën e vajzës së saj kundër sindromës Kawasaki, duke theksuar se gjashtë javë më parë ajo ishte krejtësisht e shëndetshme: papritmas organet e saj nuk po funksiononin dhe shtrimi në spital ishte i domosdoshëm.

Lidhja midis sindromës Kawasaki dhe koronavirusit ende po hetohet nga shkencëtarët. Në zona të ndryshme të botës përfshirë Mbretërinë e Bashkuar shumë fëmijë që kanë qenë të infektuar me Covid-19, kanë paraqitur simptoma të sëmundjes Kawasaki.


EMISIONET