Avokatja e Popullit: Nuk ka gjasa që presidenti të shpërndajë parlamentin

Avokatja e Popullit: Nuk ka gjasa që presidenti të

Për Avokaten e Popullit presidenti Meta nuk mund ta shpërndajë parlamentin.

E ftuar në studion e lajmeve në TV Ora, Ballanca tha se për këtë veprim duhet të ketë një arsye të fortë në Kushtetutë.

Ajo shtoi se presidenti dhe parlamenti duhet të ketë një bashkëpunim më luajal.

Erinda Ballanca: Unë mendoj se nuk është diçka që do të ndodhë ndonjëherë. Unë mendoj se presidenti do të shpërndajë parlamentin, sepse është një çështje që edhe ai është i bindur, pasi duhet të kishte një arsye shumë të fortë, të përcaktuar në kushtetutë. Unë dua shumë që marrëdhënia mes presidenti dhe kuvendit të kthehet në një bashkëpunim luajal. Presidenti të ushtrojë roli e balancës dhe unitetin kombëtar, dhe kuvendit të kuptojë që kur ka arsye për mosmiratimin e një ligji nga presidenti, edhe Kuvendi të argumentojë shkaqet për të cilat nuk i pranojnë qëndrimet e presidentit.   

Lidhur me vakancat e krijuar në institucionet e reja të drejtësisë, për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Avokatja e Popullit tha se parlamenti duhet të shtojë komisionet e vetimit për të përshpejtuar procesin.

EMISIONET