Avokati i 4 skafistëve flet për Ora News: Të arrestuarit janë nga Vlora

Avokati i 4 skafistëve flet për Ora News: Të arrestuarit

Mediat lokale italiane kanë informuar sot se një operacion i Policisë Financiare ka sekuestruar gjatë natës së shkuar një gomone e nisur nga brigjet shqiptare me rreth 2 tonë marijuanë.

Në pranga janë vënë 4 skafistët shqiptarë.

Në pritje të deklaratës zyrtare të Financës Italiane të Otrantos, e cila do të zbardhë detajet e këtij operacioni, Ora News ka mundur të kontaktojë me avokatin e 4 skafistëve shqiptarë.

Ai është Avokati Cosimo Rampino, i emëruar nga shteti italian si avokat mbrojtës i të 4 skafistëve shqiptarë.

Sipas avokatit Rampino, 4 shqiptarët e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar të rreth 2 tonë marijuanë  e për trafik e mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Për Ora News avokati italian ka konfirmuar se 4 skafistët shqiptarë janë nga qyteti i Vlorës dhe nuk janë rezidentë në Itali.

 Për momentin avokati italian sqaron se është në pritje të informacionve të financës italiane për detajet e akuzës së ngritur ndaj 4 shtetasve shqiptarë.

EMISIONET