Avokat Ngjela: Thaçi ka gabuar, Serbia shtet i mundur

Avokat Ngjela: Thaçi ka gabuar, Serbia shtet i mundur

Avokat Spartak Ngjela në studion e lajmeve të Ora News foli edhe për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Presidenti Thaçi ka gabuar, ndërsa Serbia është një shtet i mundur nga shqiptarët.

Spartak Ngjela: Ku është faji nuk e di, por për mendimin tim Thaçi ka gabuar, flas për anën shqiptare. Serbia është një shtet i mundur, e kanë mundur shqiptarët pas 180 vjetesh dhe të sillesh si i humbur është turp. Por ndërkombëtarët duket se e vendosën gjendjen. Mesa kam parë ka ardhur edhe Brian Yee te Vuçiç dhe ia tha hapur, që ne nuk bëjmë asnjë lëshim. I tha hapur jeni të mundur, bëni si të doni. Kurse më e rrezikshme për ta ishte disksioni i ferrës i kancelares gjermane, e cila i kujtoi se do humbni dhe Vojvodinën, është hungareze Vojvodina nuk është e tyre. Kanë histori të ngatërruar ata, kanë histori të dhunshme dhe që nga ky moment janë tërhequr. Diçka i ka gënjyer, kushedi çkanë menduar, ose mund të kenë menduar që lëshimet që ka bërë Thaçi janë kërkesë e nivelit të lartë të politikës botërore, e cila nuk mund të ketë qenë kështu. Pse do ta takojë në një kohë që Thaçi u tërhoq?! Kosova ka qenë republikë, pavarësisht se nuk ishte shpallur e tillë dhe amerikanët e kanë deklaruar që nuk ka pushtim. Sic e kanë marrë republikat e tjerë pavarësinë, e mori edhe një njësi tjetër kostituente që është Kosova.

Kryeministri kosovar është në pozicion të shëndoshë dhe kryesorja politikën atje e drejton kryeministri, jo presidenti. Presidenti nuk e di ku e mori mandatin, por ata ja shumuan mandatin. Nuk e lanë vetëm, atëherë dicka ka ndodhur. Ka shumë ndërhyrje të interesit sllav në çështjen e Kosovës dhe të gjithë janë sulur tek paaftësia që tregon lidershipi i saj, plus një tjetër që është precedent histori, që 70-80 % të lidershipeve shqiptare janë shitur. Paniç para 200 vjetësh tha që blejini, rrezik të ketë thënë edhe Vuçiç, blejini. Por Çiano në ditarin e vet thotë që ata janë krerë që shesin interesin kombëtar. A jemi këtu sot? Nuk e di, por që kanë shitur interesa kombëtare kanë shitur. Në këto momente janë të trembur nga korrupsioni dhe mendojnë ndonjë destabilitet. Ky është opinion, nuk është fakt.

EMISIONET