Automjeti përplas këmbësorin në Sukth, ndërron jetë në spital

Automjeti përplas këmbësorin në Sukth, ndërron

Një automjet ka aksidentuar një këmbësor në Sukth,në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ku shtetasi A.S., 34 vjeç, banues në Durrës , duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P, 67 vjeç.

Ky i fundit u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


EMISIONET