Autobusi shpërthen në flakë në ecje, digjen të gjallë mbi 50 persona

Autobusi shpërthen në flakë në ecje, digjen të

Të paktën 52 njerëz janë djegur për vdekje, pasi një autobus  pasagjerësh u përfshi nga zjarri.

Aksidenti dramatik ndodhin në Kazakistanin perëndimor, konfirmuan autoritetet. Vetëm pesë vetë arritën të shpëtonin nga flakët vdekjeprurëse.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në një autostradë në rajonin Aktobe të Kazakistanit, tha në një deklaratë zëdhënësi i Komitetit të Emergjencave të Ministrisë së Brendshme, Ruslan Imankulov.

Ka pasur 55 pasagjerë dhe dy shoferë në bordin e mjetit. Të pesë pasagjerët që arritën të shpëtonin nga autobusi janë aktualisht duke u mjekuar nga mjekët.

Dy shoferë të autobusit janë midis të mbijetuarve nga flakët, konfirmoi Imankulov.

Të gjitha viktimat ishin shtetas të Uzbekistanit fqinj, tha Komiteti i Emergjencave të Kazakistanit.

Një qark i shkurtër mund të ketë shkaktuar flakën fatale, thanë autoritetet në konferencë, duke shtuar se autobusi ishte gjithashtu i mbingarkuar.

EMISIONET