Autobusi përplaset me karrotrecin në Rrëshen, 8 të plagosur

8 përsona mbeten të plagosur pas përplasjes së një autobuzi me një karrotrec. Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në segmentin Milot-Rrëshen, në afërsi të fshatit Skuraj të Kurbinit.

Sipas policisë autobuzi i cili drejtohej nga shtetasi N.M po transportonte punëtoret e një firme në drejtim të Rrëshenit, kur është përplasur  me mjetin tip karrotrec të drejtuar nga shtetasi E.P.


Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur  6 shtetase, pasagjere në mjetin tip autobus, si dhe  drejtuesi  dhe pasagjeri i mjetit tip karrotrec.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin e Laçit, ku pasi moren ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.


Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se shkak i aksidentit është bërë një manover e gabur e drejtuesit të karrotrecit që po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Milotit, çka solli edhe përplasjen me autobuzin.


EMISIONET