Autobusi përplaset me kamionin, shuhet familja me 14 anëtarë

Autobusi përplaset me kamionin, shuhet familja me 14 anëtarë

Një minibus është përplasur me një kamion ditën e sotme në Meksikë e si pasojë mbetën të vrarë 14 persona, ndër to dhe 5 fëmijë.

Automjeti i marrë me qera nga një familje po udhëtonte në autostradën që lidh shtetin e Guanajuato dhe resortin Puerto Vallarta, kur përplasi nga prapa një kamion.

Minibusi u përfshi nga flakët ndërsa të gjithë pasagjerët u bllokuan. Si pasojë e djegies, prej tij mbeti vetëm skeleti.

12 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë me helikopter në spitalin në Guadalajara.

EMISIONET