Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Nish të Serbisë.

Mediat raportojnë se treni përplasi një autobus, i cili po transportonte nxënës të një shkolle të mesme.

Menjëherë pas aksidentit në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe grupet e shpëtimit, ku 5 prej të plagosurve në gjendje më të rëndë u dërguan në sallën e operacionit.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 07:30 në fshatin Donji Međurov, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

/Ora News.tv/