Një autobus që vinte nga Shqipëria për në Greqi është përfshirë nga flakët.

Mediat greke raportojnë se zjarri ka rënë rreth orës 19:00 të së dielës (26 nëntor) në zonën e Korinthit dhe fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Në momentin që ka rënë zjarri autobusi ka qenë i parkuar, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse për të shuar flakët.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se zjarri filloi në pjesën e motorit të automjetit.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

/Ora News.tv/