Ëndërra e Interit ka vetëm një emër: Luka Modric.

Një gjë e tillë është konfirmuar sërish nga drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio. Në një intervistë për "Sky" 46 vjeçari ka pohuar se nuk ka hequr dorë nga shpresa për të nënshkruar me fituesin e "Topit të Artë" nga Reali i Madridit

"Nuk e besova deri në fund, por në të njëjtën kohë nuk e kuptoj pse nuk mund të ëndërrosh. Gjithçka që kam thënë verën e kaluar ishte: 'Ne jemi këtu, nëse Real Madrid mendon se mund ta bëjnë këtë të ndodhë, atëherë le të flasim për të'.

Mund të shkojmë përsëri? Po flasim për lojtarë shumë të rëndësishëm me kualitet të lartë, por kurrë nuk mund të thuash kurrë në futboll ".-theksoi Auselio.

Nënkampioni i Botës ishte i lidhur me zikaltërit në merkaton e verës, por "Los Blancos" refuzoi ta shiste.

/Ora News.tv/