Auselio për merkaton e janarit: Për Rafinha po punojmë, Ramirez nuk vjen

Auselio për merkaton e janarit: Për Rafinha po punojmë, Ramirez

Lisandro Lopez është goditja e parë e Interit në merkaton e janarit, me mbrojtësin argjentinas që ka mbërritur nga Benfika në "Giuseppe Meaza" me formulën e huazimit deri në qershor të 2018-s me opsion blerjen me një shumë prej 9 milionë eurosh.

Pas prezantimit me bluzën zikaltër, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, ku ka treguar situatën e merkatos në shtëpinë zikaltër duke thënë se Rafinha mund të arrihet, ndërsa Ramires jo, pasi klubi po punon për emra tjerë.

“Ne jemi gjithmonë të sigurt kur punojmë. Kemi nevojë për kohë për ta bërë atë.

“Sa për Ramires, ai është një lojtar i Jiangsu Suning dhe ata do të vendosin se çfarë të bëjnë me të. Po punojmë për gjëra të tjera”- përfundoi drejtori sportiv i Interit, Ausilio. 

EMISIONET