Aurela Gaçe: Ne nuk përfaqësohemi nga njerëz të ligj që duan të pasurohen më fasule e batanije

Aurela Gaçe: Ne nuk përfaqësohemi nga njerëz të ligj

Pas tërmetit me pasoja fatale, Aurela Gaçe si shumë shqiptarë të tjerë është sensibilizuar dhe ka ofruar ndihmën e saj për njerëzit në nevojë. Ajo përmes një postimi në “Instagram” shpreh se është e lumtur që gjithë shqiptarët u bënë bashkë dhë që i  kemi dhënë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri.

Gjithashtu Aurela ka theksuar dhe faktin se ne nuk përfaqësohemi nga ata njerëz të cilët përpiqën të vjedhin dhe të përfitojnë nga kjo tragjedi, duke vjedhur ushqime dhe batanije.

Këtë fenomen ajo e quajti varfëri shpirtërore.

Nuk më duket e udhës të tregoj ndihmën time, sepse kur bëhet diçka, bëhet jo për ta ditur të tjerët, por për shpirtin tim. Në këtë rast, më duhet ta bëj publike për arsye më të mëdha, por sigurisht edhe online siç e shikoni kam qenë anonim, por këtë rast e bëj për t’u bërë thirrje miqve, artistëve, e cilitdo që nëse e ka një mundësi, le të ndihmojmë të ndërtohen shtëpitë”.

“Qytete e fshatra, motra e vëllezër, fëmijë, nëna e baballarë të ngelur pa asgjë. Të tjerë humbën jetën. O Zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur të trishtuar në shpirt. Humbje e madhe njerëzore. Por, në këtë moment kaq të vështirë, ne i dhamë njëri-tjetrit kaq shumë dashuri”.

“Në fatkeqësi, ne kishim nevojë për dorën e ngrohtë e ja, anembanë vendit janë hapur dyert e zemrat për ndihme, nga Kosova e Diaspora morëm kaq shumë po kaq shumë dashuri, sa zemra e trishtuar njëherësh u ngjall. Faleminderit. Fqinjët e vendit e shumë kombe miq të vendit tonë të vuajtur, ishin këtu. Faleminderit”.

“Në këtë rast, thjeshtë dua të bëj thirrje për ndihmë, sigurisht duke dhënë edhe vet ndihmën time e do të vazhdoj ta jap (sepse do të duhen muaj e muaj për t’u rimëkëmbur e ndihma nuk përfundon këtu). Zoti e bekoftë këtë popull të vuajtur, por kaq të bukur”.

“Edhe diçka. Ne nuk mund te përfaqësohemi nga disa individë përfitues e të ligë që në këto momente, kanë mendjen të pasurohen me pako me fasule e me batanije. Kjo quhet varfëri shpirtërore. Ne, jemi miliona zemra të bashkuara dhe fytyra jonë e vërtetë janë ata njerëz që pa u lodhur me vetëmohim, kanë ndihmuar qysh nga nxjerrja e njerëzve nga rrënojat, deri tek ata që ushqyen me dashuri të pakufi secilin në nevojë. Këta jemi ne. Popull i bukur”, ka shkruar Aurela.


 




 

View this post on Instagram

 








Nuk me duket e udhes te tregoj ndihmen time, sepse kur behet dicka, behet jo per ta ditur te tjere, por per shpirtin tim . Ne kete rast ,me duhet ta bej publike per arsye me te medha,por sigiurisht edhe online sic e shikoni kam qene anonim ,por kete rast e bej per tu bere thirrje miqve, artisteve, e ciltdo qe nese e ka nje mundesi, le te ndihmojme te ndertohen shtepite . Qytete e fshatra ,motra e vellezer, femije, nena e baballare te ngelur pa asgje. Te tjere humben jeten . O zot kaq e dhimbshme, kemi ngelur te trishtuar ne shpirt . Humbje e madhe njerezore. Por ,ne kete moment kaq te vesbtire, ne ,i dhame njeri tjetrit kaq shume dashuri . Ne fatkeqesi, ne kishim nevoje per doren e ngrohte e ja, anembane vendit jane hapur dyert e zemrat per ndihme, nga Kosove e Diaspora morem kaq shume po kaq shume dashuri,sa zemra e trishtuar njeheresh u ngjall . Faleminderit 

EMISIONET