"Audi" i shqiptarit përmbyset në rrugë pasi përplas dy makina në parkim

Kjo makinë "Audi A3" përfundoi e përmbysur mbrëmjen  e të shtunës në rrugën Duca d'Aosta, në Asti të Italisë.

Mjeti drejtohej nga një 30 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai u nxor nga mjeti nga shërbimi i urgjencës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

Shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, nëse shoferi është ndjerë keq, apo ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës.

Sidoqoftë, dinamika është përcaktuar. Makina u përmbys në rrugë pasi përplasi dy veturave të tjera të parkuara në rrugën me një drejtim.

EMISIONET