Atleti në kujdes intesiv nga koronavirusi, i nënshtrohet ekperimentit me ilaçin e artritit dhe i ndryshon jeta

Atleti në kujdes intesiv nga koronavirusi, i nënshtrohet ekperimentit

Fausto Russo është 38 vjeç, ai është një atlet dhe është infektuar nga COVID-19. Ai ndodhet në kujdes intesiv dhe nuk ka mundësi as të lëvizë. Në spitalin Santa Maria Goretti në Latinë një mjek propozoi që ai t’i nënshtrohet një eksertimenti që teston një ilaç të përdorur për artritin reumatoid Në Napoli. Faustos iu dha Tocilizumab dhe pas dy ditësh gjithçka ndryshoi për të.

"Brenda dyzet e tetë orëve u përmirësova me rreth 60 - 70%. Unë falënderoj Doktor Ascierto për sjelljen e këtij medikamenti në vëmendjen e të gjitha qendrave të tjera në Itali sepse bëhet fjalë për shpëtimin e jetës, falënderoj gjithashtu të gjithë stafin e Spitalit Santa Maria Goretti në Latina. E kam parë me sytë e mi se sa vdesin nga ky virus. Sot ende e kam maskën afër, por jam mire, tampon ka dalë sërish ozitiv, por mbase për 3-4 ditë gjithçka mund të jetë ndryshe dhe tamponi të dalë negativ.

Pasi u bë më mirë Fausto hyri sërish nëpër mediat sociale dhe pa shumë njerëz që po qaheshin pë faktin se janë të mbyllur në shtëpi.

“Është mënyra e vetme për të ndaluar të këtë infeksionin. Nëse do të më kishin thënë që do të më duhej të qëndroja në shtëpi për 15 ditë do ta kisha bërë me shumë qejf dhe dëshirë . Më mungon shumë gruaja dhe fëmijët dhe që t’i përqafoj përsëri brenda disa ditësh", shprehet ai.

EMISIONET