Eliud Kipchoge ka vendosur rekord të ri botëror në maratonë. Ai ka mbaruar garën në Berlin për 2 orë 1 minutë dhe 36 sekonda.

33-vjeçari arriti të thyejë rekordin e mëparshëm për vetëm 1 minutë.

Rekordi mbahej nga Dennis Kimetto  në Berlin në vitin 2014 me një kohë 2:02:57.

"Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë ditë,"-tha Kipchoge. "Jam shumë i mirënjohës dhe i lumtur që arrita të thyeja rekordin botëror."

Ndërsa gara e femrave u fitua nga Gladys Cherono nga Kenia në kohën 2:18:11.

Kipchoge konsiderohet si një nga maratonistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ai fitoi Maratonën e Londrës për herën e tretë më parë këtë vit dhe është kampion olimpik në distancë.

/Ora News.tv/