Athina dhe Shkupi zgjidhin çështjen e emrit të Maqedonisë

Athina dhe Shkupi zgjidhin çështjen e emrit të Maqedonisë

Athina dhe Shkupi kanë gjetur zgjidhje për çështjen e emrit të Maqedonisë. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se duke nisur nga sot Maqedoni do quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Zaev: Sot është një ditë me e mirë për Maqedoninë, më shumë perspektivë dhe ditë më të mira për Maqedoninë po vijnë. Kemi një marrëveshje historike mes Greqisë dhe vendit tonë. Me këtë marrëveshje do të kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë. Nga sot e tutje nuk do të quhemi më FYROM-as, por maqedonas. Nga sot emri i ri i do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, nacionaliteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe po ashtu do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës.

Edhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes, e cila do të nënshkruhet nga dy ministrat e Jashtëm dhe më pas do të ratifikohet nga parlamenti maqedonas.

Tsipras: Ne samitin e BE do te mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim, me kusht qe Shkupi t'i përmbahet marrëveshjes. Me marrëveshjen, Greqia garanton interesat e vet kombëtare. Është një moment historik për Ballkanin dhe popujt tanë. Me këtë marrëveshje, Greqia bëhet lidere në Ballkan. Fqinjët tanë ranë dakord ta quajnë vendin e tyre Republika e Maqedonisë Veriore - Republika Severna Makedonija.



EMISIONET