Athina dhe kreditorët arrijnë marrëveshje paraprake

Athina dhe kreditorët arrijnë marrëveshje paraprake

Qeveria greke dhe përfaqësuesit e kreditorëve kanë arritur marrëveshje në nivelin e stafeve (SLA), lidhur me vlerësimin e zbatimit të programit të shpëtimit nga ana e Athinës.

Arritja e marrëveshjes u njoftua nga Euklidis Tsakalotos, ministri grek i financave.

Tsakalotos tha se ai konsideron që çështjet të cilat  konsideroheshin si “gjemba”, u zgjidhën me një mënyrë të kënaqshme për palën greke.

“Sigurisht, në disa gjëra duhej që edhe ne t’i hidhnim pak ujë verës, mirëpo përgjithësisht konsideroj se diskutimet ishin shumë krijuese dhe thelbësore. Në shumicën e pikave jam i kënaqur”, tha Tsakalotos.

Nga ana e tyre, kreditorët deklaruan se marrëveshja e sotme do të paraqitet në takimin e eurogrupit, më 24 maj.

“Autoritetet greke synojnë të avancojnë sa më shpejt që të jetë e mundur në konkretizimin e këtyre reformave, para takimit të ardhshëm të Eurogrupit, më 21 qershor 2018. Për këtë qëllim, bashkëpunimi intensiv i institucioneve me autoritetet greke do të vazhdojë edhe javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën për shtyp të kreditorëve.

Marrëveshja e arritur do të ratifikohet në takimin e Eurogrupit, këtë të enjte, ku do të jepen edhe detaje shtesë mbi diskutimin për zgjidhjen e borxhit grek. 

Ndërsa vazhdimi i mbikëqyrjes për Greqinë, pas finalizimit të progamit të shpëtimit, do të diskutohet në takimin e ardhshëm të Eurogrupit, më 21 qershor.

EMISIONET