Astronomët zbulojnë galaksinë në formë disku që nuk duhet të ekzistonte

Astronomët zbulojnë galaksinë në formë disku që

Astronomët kanë gjetur një galaksi në formë disku, jo ndryshe nga e jona, që u formua 12.5 miliardë vjet më parë, kur universi ynë 13.8 miliardë vjeç ishte vetëm një e dhjeta e moshës së tij aktuale.

Shkencëtarët thonë se kjo galaktikë, nuk duhet të ekzistonte. Zbulimi i saj përbën një sfidë ndaj mënyrës sesi e mendojnë astronomët krijimin e galaksive në fillesat e universit.

Është i njohur si “Galaxy DLA0817g”, por astronomët e e kanë quajtur atë “Wolfe Disk” për nder të astronomit të ndjerë Arthur M. Wolfe,

Ajo është galaktika më e largët e këtij lloji që është pikasur ndonjëherë, e kjo falë teleskopit të fuqishëm ALMA që gjendet në Kili.

Sipas vëzhgimeve, disku i galaksisë ka një masë prej 70 miliardë herë më të madhe se Dielli ynë. Gjithashtu ajo rrotullohet me 170 milje në sekondë, që është i ngjashëm me galaksinë tonë, Rruga e Qumështit.

 Por galaktikat me disqe të qëndrueshëm e të formuar mirë, si Rruga e Qumështit u krijuan shumë gradualisht dhe u shfaqën më vonë në shtrirjen kohore të Universit. Në periudhën e parë pas Bing Bangt-ut, Universi ishte si një pllakë bosh, e formimi i galaktive qe shumë i çrregullt, prandaj ekspertët u gjenden përballë pyetjes sesi ka mundur një galaktikë e tillë, disk e mirëformuar, të shfaqej në një periudhe aq të trazuar sa ajo.

"Shumica e galaksive që i kemi gjetur në Univers duken si rrënoja të trenave sepse ato i janë nënshtruar bashkimit të vazhdueshëm dhe shpesh " të dhunshëm ", tha Marcel Neeleman, autor i studimit kryesor dhe studiues pasdoktoral në Institutin Max Planck për Astronominë në Heidelberg, Gjermani.

 "Këto bashkime të nxehta e bëjnë të vështirë formimin e disqeve të rregulluara, të ftohta rrotulluese siç i vëzhgojmë në Universin tonë të tanishëm", përfundon ai.

Studimi u publikua këtë javë në revistën Nature. / Marrë nga CNN/

EMISIONET