Para dhe dashuri! Astrologia Meri bën parashikimin e horoskopit për muajin mars, ja kush është shenja fatlume

Para dhe dashuri! Astrologia Meri bën parashikimin e horoskopit për

E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora, ka qenë astrologia e njohur shqiptare Meri Gjini. Ajo ka bërë parashikimin për çdo shenjë të horoskopit për muajin Mars.

Dashi: Muajin e parë të Pranverës duhet të bëjnë organizime shumë të mirë të hapave në lëvizjet profesionale. Deri në datën 9 duhet të bëjnë kujdes sepse janë të ftohtë në raportet personale. Në pjesën e fundit të muajit do kenë dëshirën dhe vullnetin për të krijuar momente të bukura me partnerin.

Demi: Do e kenë mundësinë për të marrë shkëlqimin maksimal dhe vlerësimin maksimal të asaj që përfaqësojnë nga dituria, nga dija, nga mençuria, nga instikti dhe intuita. Ata që janë në një lidhje ndoshta do të futën në analizën pak disforike që nuk do ia rekomandoja, ta shmangin e mos ta analizojnë. Për beqarët e kanë të gjithë mundësinë për të patur flirtime të reja dhe të bukura.

Binjakët: Do të duhet të tregohen këmbngulës deri në datën 9 ndaj zgjedhjeve, veprimeve dhe planeve të tyre sepse shpesh mund ta gjenë veten duke humbur energji, duke u rrotulluar rreth vetes, por jo duke arritur objektivat që kanë vendosur në mendje. Kjo do i bëjë të ecin mbrapsht dhe të mos marrin iniciativa. Duhet të këmbngulin dhe të jenë pak selektivë. Pas datës 22 do ndjejnë lehtësira shumë të mëdha.

Gaforrja: Raportet njerëzore janë ato që do të ngjyrosin pothuajse të gjithë muajin. Në fillim të muajit do e gjejnë veten duke shpenzuar kohë për të tjerët ndërsa në pjesën e fundit të muajit do rregullohenm shumë ngjyrosjet emocionale dhe të brendshme. Nga data 8-14 duhet të tregohen shumë të martur para se të shprehen apo të tregojnë mendimin e tyre. Duhet të mendohen para se të flasin.

Luani: Në fillim të muajit çështjet ekonomike do qëndrojnë prioritet në bilancet e tyre deri në mesin e muajit. Duhet të jenë të kujdesshëm në pjesën e parë të muajit në lidhje me atë që mund  të shprehin dhe mendojnë. Duhet të marrin dy herë frymë, ta ndajnë me shoqërinë por jo në vend tjetër. Çdo tension, merzi, stres duhet ta shprehin vetëm tek shoqëria e tyre dhe jo tek personat që e kanë shkaktuar këtë gjendje.

Virgjëresha: Në fillim të muajit do jenë të ngurtë në gjerat personale. Do jenë pak të ftohetë dhe të tërhequr por nuk do ketë ndonjë pasojë. Në diskutime me njerëz me pontecial apo të rëndësishëm në drejtimin e tyre profesional është e sigurt që do të dalin të fituar. Data 8-14 do shënojë një arritje të madhe.

Peshorja: Duhet të organizojnë dy çështje që në fillim të muajit. I përkasin shëndetit të tyre por njëkohësisht edhe çështjeve të punës. Pas datës 20 do rregullohen çështjet e punës. Përsa i përket raporteve personale, duke u nisur nga shëndeti dhe deri në bukurinë e tyre apo në mënyrën sesi ndihen nga data 9, 10 dhe në vazhdimësi do të japin mundësinë e maksimumit të bukurisë së tyre, ta nxjerrin ta shijojnë dhe pse jo të rregullohen dhe të ndihen shumë mirë në raport me njerëzit që i rrethojnë.

Akrepi: Ashtu si dhe gaforrja në pjesën e parë do ta gjejë vetën duke vrapuar për të tjerët, duke i ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme. Në të njëjtën kohë ka dhe shumë impenjime të vetvëtes në të cilat duket sikur kanë ngecur detyrime të rëndësishme. Janë një hap para dhe dy hapa mbrapa dhe kjo ka bërë që të duan të merren me diçka që mund ta çojnë deri në fund. Kjo për të ekuilibruar pak nervozizmin, të cilën e sjellin vonesat apo mos realizimi i objektivave të tyre në kohën  që e duan. Pavarësisht statusit që ndodhen në mesin e dytë të muajit, ngjyrosja emocionale do jetë shumë e bukur.

Shigjetarët: Muaji do të nisë me ndjesinë e vështirësisë së komunikimit apo të marrjes vesh në raportet personale, por njëkohësisht edhe me një tendencë lodhje apo ndoshta nga ndonjë frikë për grip. Ndërsa në vazhdimësi ritmi do të ndryshojë duke dhënë mundësinë edhe për shigjetarët të vendosin pikat mbi i. Do kenë dakortësi shumë të rëndësishme për të cilat kanë pritur prej shumë kohësh. Jeta e tyre personale nuk do jetë në periudhën më të mirë të mundshme deri nga data 20, por më pas gjithçka do ndryshojë për mirë. Do kenë një përmirësim të ekonomisë së tyre.

Bricjapi: Bricjapët do të lirohen nga Saturni në datën 22. Duhet të mbledhin familjet e tyre dhe të gëzohen sepse më në fund po mbyllin një fazë shumë të vëshitirë që ka nisur që në vitin 2009. Do shijojnë pushtet absolut të në pjesën profesionale, në karriere dhe status. Do të gëzojnë një emër shumë të vlerësuar dhe të respektuar. Mund të jetë biznes, ekonomik etj. Në fund të muajt për herë të parë, është muaji i parë pas 3 vitesh që zotërojnë veten dhe profesionalisht dinë se ku janë dhe dinë ku do i çojnë hapat e tyre.

Ujori: Këtë muaj ata do jenë me një shije melankolike, ndjesi apo humor të çuditshëm si pamundësi, por duke justifikuar edhe gjendjen emocionale me fizikun. Deri në datën 9 kanë mundësi të forcojnë fizikun e tyre, sistemin imunitar dhe të kujdesen shumë për shëndetin e tyre. Duhet të mos i mendojnë shumë gjatë gjërat. Nga data 14-15 do ketë një përmirësim përsa i përket ekonomisë. Do jeni të rrethuar nga dashuria nga njerëz dhe miq që ndihen mirë.

Peshqit: Jeta personale do jetë prioritet dhe kjo do të fillojë që nga data 5-6 mars. Gjithashtu do jetë një periudhë e mirë për ata që merren në fushën e marketingut apo artit duke i dhënë mundësinë e vlerësimit maksimal. Ata që kanë varësi apo janë të predispozuar për të përdorur lëndë që na japin vartësi, kanë një tendencë për të pasur dëme të mëdha. Kështu që larg alkoolit, larg drogës. Kujdes me makinat deri në datën 10.

EMISIONET