Aston Martin mund të bëhet pjesë e botës së Formula 1 në 2021 si një furnizues motori nëse rregullat ndryshojnë.

Shefat e F1 kanë propozuar rregulla të reja të motorëve për të ulur koston dhe kompleksitetin dhe për të tërhequr hyrje të reja, por prodhuesit ekzistues kanë kundërshtuar.

Kjo ka vënë në lëvizje Aston Martin që ka nisur negociatat me skuderinë Red Bull për të qënë ajo furnizuesja me motor e Formula 1, pas vitin 2021.

Në një intervistë për BBC drejtori i Aston Martin Andy Palmer tha se kompania e drejtuar nga ai pritet të propozojë idenë për të furnizuar me motora të gjitha skuderitë që do marrin pjesë në botërorin e F1, gjë që do ta përdorë dhe si platformë marketingu pasi ai kërkon të zgjerojë gamën e makinerive Aston Martin.

/Ora News.tv/