Asqeriu: Do të vazhdojmë rezistencën tonë deri në fund për Teatrin Kombëtar

Asqeriu: Do të vazhdojmë rezistencën tonë deri në fund

Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se greva për Teatrin Kombëtar, do të vazhdojë deri në momentin e fundit.

Pjesë nga deklarata: 

Asqeriu: Ne do të vazhdojmë rezistencën tonë deri në fund, deri në limitet se sa mund të mbajë një rezistencë.

Zheji: Flitet për një grevë!

Asqeriu: Çdo gjë mund të ndodhë. Do të sensibilizojmë siç kemi sensibiluar deri më tani, institucionet ndërkombëtare në ruajtje të trashëgimisë kulturore. Instituti italian i Kulturës, i cili është i interesuar direkt për arkitekturën e qendrës së Tiranës, themi se do të jetë në krahun tonë, ose ndryshe meqë kryetari i Bashkisë dhe Kryeministri meqë kanë vendosur të rrafshojnë teatrin, të rrafshojnë edhe ato ministritë meqë janë të fashizmit dhe të shikojmë projektet e tyre se çfarë të ngrenë në vend të tyre.

Unë nuk e di që turistët janë të magjepsur nga gradaçelat që do ngrenë këta. Unë them se turistët magjepsen nga çka qenë Tirana para 100 vitesh. Kulla dhe mermere kanë parë edhe në vendin e tyre. Ata duan të shohin origjinalitetin e këtij qyteti, që po zhduket, po zhduket.



EMISIONET