Sulmuesi i Realit të Madridit, Marco Asensio ka insistuar se ai është shumë i fokusuar në Kupën e Botës dhe nuk është i shqetësuar për zërat e merkatos.

I pyetur për interesin e përfolur nga Liverpool, megjithatë, ish-asi i Mallorca theksoi se nuk do të lejojë që spekulimet të ndikojnë në shfaqjet e tij në Kupën e Botës.

"Këto janë vetëm lajme, por jam shumë i fokusuar në Kupën e Botës. Kur të përfundojë, ne mund të flasim për këtë çështje. Jam shumë i përqendruar këtu në Rusi, në ekipin kombëtar dhe kam luajtur mirë këtu".-tha Asensio.

Asensio shënoi shtatë gola dhe asistoi në shtatë raste, në 44 paraqitje të La Ligas dhe Ligës së Kampionëve për në Madrid sezonin e kaluar.

/Ora News.tv/