Talenti i Realit të Madridit, Marco Asensio ka hedhur poshtë zërat se trajneri i Galaktikëve, Zinedine Zidane, i ka bërë padrejtësi, duke e aktivizuar në ndeshje "të mbaruara" dhe me minutazh shumë të pakët.

Padrejtësia nuk është fjala e duhur për t’u përdorur. Për shkak të disa gjërave, ai zgjodh lojtarë të tjerë. Ishte gabimi im dhe përgjegjësia ime kur isha jashtë ekipit. Dinamika e ekipit nuk ishte aq e mirë dhe unë nuk kam pasur shumë minuta.

“Doja të bëja gjithçka për 10 minutat që i kam pasur. Nëse mendon të bëjsh shumë gjëra në pak minuta duket që ju të jeni të fortë psikologjikisht. 
Tani ai po më jep besimin. Mendoj se edhe në të gjitha pozicionet po shfaqemi më kompakt dhe duhet të vazhdojmë kështu në këtë linjë”,-u shpreh Asensio.

Në Spanjë, emri i Asensio është lakuar si një nga yjet më premtues të botës së futbollit dhe një fakt të tillë e ka pohuar dhe trajneri Merengues, Zinedine Zidane.

/Ora News.tv/