VIDEO/ Partizani i falet Asanit, nis arratinë

VIDEO/ Partizani i falet Asanit, nis arratinë

Partizani nis "arratinë" drejt titullit kampionat.

Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore mposhtën 1-0 Laçin dhe tani e shikojnë veten në krye të Superligës me 4 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Kukësi.

Goli me vlerën e tre pikëve mban firmën e Jasir Asanit. Maqedonasi "theu" mbrojtjen e kurbinasve në minutën e 26-të, duke i shkaktuar kështu humbjen e dytë nën drejtimin e Armando Cungut.

Pas 13 javësh kampionat, Partizani ndodhet në kuotën e 25 pikëve. Ndërsa, bardhezinjve iu ndalet hovi prej 4 fitoresh radhazi, teksa mban vendin e 5-të me 19 pikë.



EMISIONET