Artur Zheji thirrje Ministrit Lleshaj: Mos dëmto popullin tënd!

Artur Zheji thirrje Ministrit Lleshaj:  Mos dëmto popullin tënd!

Gazi tymues i hedhur nga Garda gjatë protestave të opozitës ishte pjesë e debatit në studion e emisionit "360 Gradë" në Rtv Ora News.

Teksa paneli i të ftuarve foli mbi efektet e rënda që shkakton kjo lëndë tek njeriu, drejtuesi i emisionit Artur Zheji nuk nguroi ti drejtojë një apel Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, që të mos dëmtojë popullin e tij.

Artur Zheji: Këto janë objekte që dëmtojnë popullin tënd zoti Lleshaj nëse na ndjek, nëqoftëse mund të kesh gjëra alternative, sidomos nga kjo që është shumë e rëndë, ose nëqoftëse i trajnoni  në momentin e fundit policët që të mos i gjuajnë në drejtim të syrit dhe të trupit të njeriut.Nuk mendoj që plagosja e dikujt është në interesin e palëve. Asnjë nga palët nuk fiton. Protesta nesër do të jetë si zakonisht. Ata që protestojnë nuk pyesin për këto gogaxhale. E mira do të ishte që të evitoheshin, të përdoreshin gjëra më konvensionale. Ne si gazetarë do të jemi monitorues. Të falenderoj nëse na dëgjon dhe reflekton diçka.


EMISIONET